Filloi forumi publik ruso-turk në Shën Petersburg

Mos i humb

Sesioni i pestë i forumit publik ruso-turk ka filluar të enjten në Shën Petersburg.

Duke folur gjatë ceremonisë së inaugurimit, bashkë-kryetari i palës turke të forumit, Ahmet Berat Conkar, rikujtoi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë kanë histori shumë të gjatë dhe tha se këto marrëdhënie janë bërë shumëdimensionale.

Conkar e quajti Rusinë “një partner të çmueshëm” të Turqisë dhe theksoi rolin e presidentëve të Rusisë dhe Turqisë në ndërtimin e lidhjeve të fuqishme mes dy vendeve.

Ai çmoi bashkëpunimin mes Rusisë dhe Turqisë në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe ekonomisë dhe theksoi rëndësinë e lidhjeve humanitare, numrin e lartë të martesave mes shtetasve turq dhe rusë dhe turizmin e përbashkët.

Conkar tha se shpreson që së shpejti do të rivendoset regjimi pa viza mes dy vendeve.

Forumi publik ruso-turk u themelua në vitin 2010 me vendim të presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut turk Recep Tayyip Erdoğan për të përforcuar bashkëpunimin dhe lidhjet mes dy shteteve në sferën humanitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit