80 specialistë me material nga Zvicra u dërguan për të ndihmuar të prekurit edhe në Siri.
Punëtorët zviceranë të shpëtimit kanë mbërritur në Turqi, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar viktimat e dy tërmeteve që kanë vrarë më shumë se 5,000 njerëz në Siri dhe Turqi.
Tetëdhjetë specialistë dhe 8 qen kërkimi së bashku me material nga Zvicra u dërguan për të ndihmuar të prekurit edhe në Siri.
Punëtorët e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC sot u shpërndan në terren për shpëtimin e jetëve.
Ekipi zviceran udhëhiqet nga Sebastian Eugster, i cili udhëhoqi edhe misionin në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të vitit 2019.
Një përgjigje e shpejtë është thelbësore për shpëtimin e jetëve dhe për vlerësimin e gjendjes së ndërtesave.