Fillon Forumi i 3-të Ndërkombëtar “Etnospor” në Antalya

Mos i humb

Kryetari i Konfederatës Botërore “Etnospor”, Bilal Erdoğan ka deklaruar se dëshirojnë që tashmë edhe sportet tradicionale të shihen me vlerën që meritojnë, (AA).

Gjatë fjalimit në Forumin e 3-të Ndërkombëtar “Etnospor” me temë “Gjallërimi i sporteve tradicionale” që zhvillohet në një hotel në rajonin Serik të Antalyas, Erdoğan tha se shumë njerëz që i kanë lënë shumë bukuri brezave të ardhshëm me hapat që hodhën qindra vite më parë, nuk ishin në dijeni për gjërat që do të ndryshonin nga hapat e tyre të ndërmarrë në ato ditë.

“Ne duam t‘i shpëtojmë sportet tradicionale të botës nga faqet e enciklopedisë, raftet e bibliotekave dhe t‘i rikthejmë ato sërish nëpër fusha, rrafshnalta dhe nëpër rrugë”, tha ai.

“Sot këtu jeni dëshmitarë të një prej hapave të një pune që i transmeton brezave të ardhshëm trashëgiminë e marrë nga mijëra vite më parë. Nëse ne të gjithë dëshirojmë të ecim në të ardhmen në një mënyrë më të fuqishme me kulturën, traditën, sportin dhe artin tonë, ne mund ta bëjmë këtë duke rifituar sërish vlerat tona të humbura. Nëse në të ardhmen duam të tregojmë marshime origjinale më premtuese si kombe të lira, ne jemi të detyruar të rrethohemi përsëri, të përqafohemi sërish me gjuhën, letërsinë, artin, qasjen estetike dhe sportet tona”, tha Erdoğan.

“Ne jemi trashëgimtarë të akumulimeve shumë të vjetra. Kemi një të kaluar, traditë dhe sisteme të besimit mijëravjeçar. Këto janë vlerat tona që i kemi në ADN-në tonë. Ne do të mund të jemi më të lumtur, do të mund të ndërtojmë të ardhme më të fortë nëse bashkohemi me kuptimin e vërtetë me këto vlera”, tha Erdoğan duke shtuar se historia u jep disa njerëzve mundësinë të dinë se çfarë përmban hapi që ata hedhin.

– “Etnospor” është një mision në interes të të gjithë botës”

Erdoğan vuri në dukje se “Fatkeqësisht, gjatë 100 viteve të fundit me presionin e fuqive dominuese kanë dashur të na largojnë neve nga vlerat tona gjuhësore, historike dhe kulturore”.

“Rruga për të eliminuar padrejtësinë, disbalancën kulturore, mund të sigurohet me mënyrën që çdo popull në mënyrë të pavarur të bashkohet, të ecë me vlerat e tij. Pavarësia është e mundur kur çdo kush flet gjuhën e tij, përjetëson muzikën e tij dhe mbron artet e tij. Ne duam që drejt të ardhmes tonë të ecim me vlerat, sportet dhe muzikën tonë. Një kulturë në botë nëse përpiqet të ketë dominim duke e parë veten si superiore mbi një tjetër kulturë dhe qytetërim, nëse përpiqet të kufizojë fushëveprimin e atyre dhe nëse nuk i respekton kulturat e tjera, mund ta tërheqë botën në një të ardhme të errët”, tha Erdoğan.

Kryetari i Konfederatës Botërore “Etnospor”, Bilal Erdoğan tha se si konfederatë dëshirojnë të tërheqin vëmendjen mbi pasurinë kulturore të botës dhe jo vetëm të Turqisë. Sipas tij, të gjitha temat për të cilat kanë shkëmbyer idetë në forum janë gjëra që neglizhohen.

Ai tha se rruga për të qenë popuj të fortë, kalon nëpërmjet unitetit dhe bashkimit. “Sportet tradicionale dhe aktivitete të tilla nuk kanë asnjë drejtim politik dhe ideologjik. Si persona dhe institucione nga vende të ndryshme të botës që kemi këtë qëllim dhe këtë mision, duhet të lëmë pas mosmarrëveshjet dhe konfliktet e vogla. Të bashkohemi përreth vlerave tona të përbashkëta, të përqendrohemi në bashkësitë tona. Çështjet për të cilat nuk mund të dakordohemi të mos i bëjmë çështje për thyerje, për shembjen e urave”, tha Erdoğan.

“Në një epokë ku gjithçka po bëhet gjithnjë e më uniforme dhe vlerat tona harrohen, ne kemi nevojë të shikojmë rrënjët tona dhe ti ri-lulëzojmë ato rrënjë”, tha Erdoğan duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë mund ta ndërtojmë një botë ku çdo shoqëri lulëzon me identitetin e saj dhe jeton me ngjyrën e saj.

– Forumi përfundon nesër

Në organizimin ku do të përcaktohen problemet e sporteve tradicionale dhe do të vlerësohen në dritën e përvojave personale dhe institucionale propozimet për zgjidhje marrin pjesë 200 përfaqësues, ministra, zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të federatave dhe akademikë nga 49 vende.

Forumi ku do të zhvillohen punime të përbashkëta për të ardhmen e sporteve dhe lojërave tradicionale të shumë vendeve nga Japonia, Kazakistani, Maroku e deri në Brazil, do të përfundojë nesër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit