Fillon takimi Trump-Kim Jong-un

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u takuan në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Takimi i dy liderëve që janë takuar në një darkë ka filluar me një atmosferë miqësore.

Dy liderët të cilët janë takuar në samitin e dytë pas samitit të parë të zhvilluar në qershorin e vitit të kaluar në Singapor, para darkës kanë shtrënguar duart dhe kanë pozuar për mediat duke buzëqeshur.

Në një fjalim të mbajtur këtu, udhëheqësi verikorean Kim tha se “Periudha e kaluar prej 261 ditësh ka qenë me të vërtetë skenë e përpjekjeve të mëdha dhe në të njëjtën mënyrë me durim janë bërë përpjekje brenda kësaj kohe”.

Në lidhje me takimin në fjalë, Kim tha: “Shpresojmë që të jetë një bisedë e suksesshme”.

Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur kënaqësinë që ndodhet me Kim. “Është një nder i madh që ndodhemi këtu bashkë. Vietnami me të vërtetë ka shtruar qilimin e kuq për ne”, tha Trump.

“Ne shpresojmë që ky samit të jetë i vetmi sa i përket suksesit bilateral dhe ndoshta edhe më i suksesshëm (se samiti i parë)”, ka theksuar Trump duke bërë të ditur se samiti i parë ka qenë shumë i suksesshëm.

“Siç e kam thënë shumë herë, vendi juaj ka një potencial të pabesueshëm ekonomik. Ka potencial të pakufizuar ekonomik. Unë mendoj se ju keni një të ardhme të madhe dhe jeni një udhëheqës i madh. Pres me padurim që të shikoj këtë teksa realizohet dhe t’ju ndihmojmë ta bëni këtë”, potencoi Trump duke shpjeguar se kanë qenë të suksesshme zhillimet dhe hapat e hedhura në çështjen e marrëdhënieve.

Presidenti i SHBA-ve Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim u takuan për herë të parë më 12 qershor të vitit 2018 në samitin historik në Singapor dhe nënshkruan një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit