Finlanda anëtarja e 31-të e NATO-s

Mos i humb

Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s të martën, deklaroi sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg, sipas BBC.

Aplikimi u nxit nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me të cilën Finlanda ndan një kufi të gjatë.

Turqia e kishte vonuar aplikimin, pasi u ankua se Finlanda po mbështette “terroristët”.

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, por Turqia po e bllokon atë për ankesa të ngjashme.

Çdo zgjerim i NATO-s ka nevojë për mbështetjen e të gjithë anëtarëve të saj.

“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi”, tha Stoltenberg.

“Për rrjedhojë edhe Suedia do të jetë më e sigurt”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit