Finlanda kërkoi të futej në NATO, Rusia i ndalon furnizimin me gaz

Mos i humb

Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz natyror për Finlandën, pas kërkesës së saj për anëtarësim në NATO.

Importet përmes pikës hyrëse të Imatra janë ndalur, tha në një deklaratë Gasgrid Finland.

Gazprom ka kërkuar që vendet evropiane të paguajnë për furnizimet në rubla për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Kremlinit, por Finlanda refuzoi.

Të dërguarit e NATO-s nuk arritën një konsensus të mërkurën nëse do të fillonin bisedimet e anëtarësimit me Finlandën dhe Suedinë, thanë diplomatët, ndërsa Turqia përsëriti kundërshtimet e saj ndaj pranimit të dy vendeve nordike.

Të dërguarit u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel pasi ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë paraqitën kërkesat me shkrim për t’u bashkuar me organizatën ushtarake, një lëvizje që shënon një nga pasojat më të mëdha gjeopolitike të luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe që mund të rishkruajë hartën e sigurisë së Evropës.

Diplomatët, të cilët nuk deshën të përmenden për shkak të natyrës së ndjeshme të procedurave, nuk pranuan të thonin saktësisht se kush ose çfarë po e pengonte procedurën. Ata vunë në dukje mesazhet e shumë prej 30 aleatëve të NATO-s që mirëpresin kërkesat e Finlandës dhe Suedisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit