Autoritetet finlandeze kanë përfunduar ndërtimin e një gardhi 4.5 metra të lartë në kufirin me Rusinë për të ndaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm.
Ai përbëhet nga kangjella metalike, të mbuluara me një tel me gjemba një metër të lartë dhe është i pajisur me kamera, sensorë, altoparlantë dhe drita.
“Bazuar në përvojat tona dhe të shteteve të tjera të BE-së, gardhi është zgjidhja më e mirë për momentin dhe është e nevojshme për të kontrolluar flukset e mëdha të njerëzve”, tha roja kufitare Antti Virta.
Pas dekadash marrëdhëniesh paqësore me Rusinë, Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake të NATO-s dy vjet më parë në përgjigje të agresionit rus, duke bërë që Moska të kërcënonte Helsinkin me hakmarrje.
Po atë vit (në vitin 2023) rreth 1 mijë e 300 emigrantë nga vende të treta, si Siria dhe Somalia, mbërritën nëpërmjet Rusisë në kufirin finlandez për të kërkuar azil, derisa Finlanda mbylli të tetë pikat kufitare me Rusinë për t’i dhënë fund këtij fenomeni.