Fiter Bajrami/ Si u fal namazi sot nëpër qytete të ndryshme të vendit

Mos i humb

Festa e shenjtë e Fiter Bajramit është falur mëngjesin e sotëm në qytete të ndryshme të vendit tonë. Qindra besimtarë kanë falur namazin nëpër sheshe dhe në xhamitë e qytetit.

Bulqizë:

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Bulqizë pas përfundimit të muajit të të madhërueshëm të Ramazani qindra  besimtarë e besimtare myslimane të rrethit të Bulqizës, mëngjesin e sotëm kanë kryer ritin e faljes së Fiter Bajramit.

Riti i faljes u drejtua nga Myftiu i xhamisë së Bulqizës Sejdin Strazim.Në fjalën e tij Strazimiri shpreh  se sot është dita në te cilën festojmë, por që të jesh i mirë nuk është vetëm agjërimi por të besh mirësi gjithë vitin.

Myftiu i Bulqizës nuk la pa përmendur edhe politikën e cila po e çon vendin drejt shkatërrimit,ndaj zgjidhja është kur neve të fillojmë të ndryshojmë vetën tonë.

“Një thirrje bëri edhe për rininë kau tha se etja e madhe për pasurin po bën qe po bën që rinia po braktisin familjet e tyre.

Ndaj sot duhet ti rikthehemi shpresave të reja, është dita për të kujtuar njeri-tjetrin,dita për njeë jetë të re. te bashkohemi dhe te forcojmë lidhjet familjare,sepse janë baza per ngritjen e një shteti”.

Vlora: 

Besimtarët myslimanë te Vlorës , falën namazin e Fiter Bajramit. Ceremonia e faljes të kësaj feste u mbajt ne pallatin e sportit ” Flamurtari” per shkak te numrit te larte te besimtareve qe morën pjese ne ceremoni, por dhe të kushteve atmosferike nga reshjet e shiut .

Myftiu i Xhamisë ka uruar gjithë besimtarët për paqe , shëndet e dashuri tyre.

“Përcillini vlerat e mësuara gjate muajit te shenjte te Ramazanit iu tha besimtareve”, tha myftiu i Vlores, Armando Asllani.

Ndërkohë dhe besimtarët myslimane kanë uruar njërin tjetrin në këtë ditë të veçantë.

Fiter Bajrami vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët privohen nga ushqimi dhe uji që prej lindjes së diellit e deri në perëndim të tij, një sakrificë që dëshmon besimin ndaj zotit përgjatë së cilës krahas faljeve dhe lutjeve jepet edhe sadakaja e fitrit për të varfrit.

Kukës:

Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët mysliman kanë kremtuar Fiter Bajramin, njërën prej ngjarjeve dhe festës më të rëndësishme të kalendarit Islam.

Qindra besimtarë falën namazin e Fiter Bajramit në xhaminë kryesore të qytetit.

Janë lutur dhe shpresojnë në shpërblimin me mirësi e paqe.

E ndërsa kryemiftiu i Kukësit Islam Hoxha, thotë se në këtë ditë të madhe të mirësisë e paqes, kërkohet më tepër vullnet e besim për të marrë atë për të cilën lutemi.

Durrës:

Besimtarët myslimanë festojnë sot Bajramin e Madh. Të shumtë në numër, edhe pse nën shi, besimtarët në Durrës kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Bajramit në xhami. Kremtimi i kësaj dite vjen pas muajit të Ramazanit kur besimtarët agjëruan, iu lutën dhe  adhuruan Allahun, duke ndihmuar dhe ndarë me njerëzit në nevojë.

Imami i xhamisë së madhe të Durrësit Ervin Qylafku u kujtoi besimtarëve  rëndësinë e shërbimit jo vetëm ndaj vetes dhe njerëzve në nevojë, por dhe ndaj komunitetit, qytetit ku jetojnë dhe kombit.

Në këtë ditë besimtarët falenderojnë Allahun për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe luten për mirëqenien, begatinë e të gjithëve. Teksa përqafohen dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin mesazhe paqeje dhe urimet e rastit, festa i mbledh familjet rreth tryezës në  drekën festive, duke iu gëzuar kësaj dite dhe mirësisë e begatisë që buron nga Zoti, që është një dhe i vetëm.

Lushnjë:

Besimtaret myslimane te Lushnjës i janë drejtuar palestrës së shkollës 9-vjeçare “Skender Libohova” për të falur namazin pas mbylljes se muajit te madhërishëm të Ramazanit. Falja e namazit është drejtuar nga myftiu Gramos Blliku. Ishte parashikuar që falja e Namazit te behej ne sheshin kryesor te qytetit por per shkak te reshje e te shiut u spostua në palestër dhe jo në xhaminë e qytetit pasi kjo e fundit është tepër e vogël per besimtaret e shumte, burra e gra qe falen Namazin e Bajramit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit