“Fitore e vogël”, Korreshi: Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet dhe…

Mos i humb

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar pas anulimit të votimin në Sekretariatin e Etikës.

Ai e ka quajtur këtë një fitore të vogël ndërsa i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të shkojnë në Kuvend dhe të votojnë ligjet.

Sekretariati i Etikës ka anuluar votimin e 7 marsit në Kuvend. Kërkesa është bërë nga grupi parlamentar i PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në atë seancë plenare.

Grupi i PD pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.

Sot është një fitore e vogël në dukje, por arroganca si janë bërë këto votime…

Ne do tëverifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë.

Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijnë të votojnë ligjet që kanë propozuar”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit