Fitore në arbitrazhin e bonove. Shqipëria ishte paditur nga fondi “anglo adriatic”

Mos i humb

Shqipëria ka fituar në arbtriazhin ndërkombëtar çështjen kundër fondit të investimeve Anglo Adriatic.

Në dhjetor 2016, Shqipëria u padit në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve nga  Investimet, nga Declan Ganley sipërmarrës i fondit Anglo Adriatic për duke pretenduar investimi mbrohet nga konventa e kësaj qendre, e cila është pjesë e bankës botërore. Pretendimet e Paditësit arrinin në qindra milionë dollarë.

Shqipëria paraqiti kundërshtime duke argumentuar se investimi i pretenduar nga paditësi nuk ishte  një investim të mbrojtur nga Konventa e ICSID dhe ligji shqiptar.

Trupa me tre anëtarë dhe e kryesuar nga një gjykatës spanjoll vendosi në favor të Shqipërisë. Sipas vendimit investimi i pretenduar nuk gëzonte as mbrojtjen ndërkombëtare të Konventës së ICSID dhe as mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare të siguruar nga ligji shqiptar për investimet e huaja. E gjithë kostoja e arbitrazhit do të mbulohet nga pala paditëse.

Kjo çështje sjell në vëmendje reformat ekonomike të ndërmarra në vitet 90. Për të aktivizuar bonot e privatizimit dhe letrat me vlerë në vitin 1996 në Shqipëri u hapen tre fonde investimesh, dy prej tyre nuk zhvilluan asnjë aktivitet, ndërsa fondi Anglo-Adriatika me qendër në Tiranë, për gati 10 muaj që nga maji i 1996 deri në mars të 1997 kishte mbi 41 mijë anëtarë që kishin dorëzuar bonot e privatizimit. Bonot u depozituan fizikisht në një prej bankave shtetërore të nivelit të dytë që operonin në Shqipëri.

Përmes një procesi, në ankad do të dilni prona publike të cilat me pas do të bliheshin nga fondi për t`u aktivizuar. Fondi planifikonte të investonte në sektore strategjike si energjetika, minierat, telekomunikacioni, resortet turistike etj.  Por, kjo skeme nuk fuksionoi asnjëherë dhe tashme çdo gjë ka marrë fund. Bashkë me mbylljen e fondit mijëra anëtarëve te tij s`u ka mbetur më asgjë nga miliardat e lekëve të bonove të privatizimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit