Fitorja e Çanakalasë dhe poeti turko-shqiptar përkujtohen në Shkodër

Mos i humb

Dita e Çanakalasë dhe poeti turko-shqiptar përkujtohen në Shkodër

Metropoli i Veriut të Shqipërisë, Shkodra i është bashkuar aktiviteteve përkujtimore me rastin e 18 Marsit, Ditës së Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakalasë, ku janë organizuar aktivitete nga institucionet turke në Shqipëri.
Programi “18 Mars-Fitorja e Çanakalasë” organizuar nga instituti turk “Yunus Emre” në Shkodër dhe nën kujdesin e ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, ka mbledhur së bashku përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të institucioneve lokale në Shkodër, si prefekti i Shkodrës, Çesk Millja, Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, intelektualë dhe qytetarë të shumtë.
Aktiviteti ka filluar me vendosjen e kurorave me lule në Monumentin e Hasan Riza Pashës, i vetmi monument turk në Shqipëri, ndërsa më pas është mbajtur edhe programi përkujtimor në ambientet e teatrit “Migjeni”.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin përkujtimor, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se janë mbledhur për kujtimin e dëshmorëve.

“Këtu në Shkodër, në njërin nga qytetet më të veçantë dhe më të vjetër në Ballkan, me rastin e 18 Marsit, Ditës së Dëshmorëve dhe 104-vjetorit të Fitores sonë në Çanakala, jemi mbledhur për të sjellë mes nesh kujtimin e shtrenjtë të dëshmorëve tanë. Populli ynë i shtrenjtë dhe ushtria jonë fitimtare kanë luftuar për mbrojtjen e atdheut; bijtë tanë turq, shqiptarë dhe me origjina të tjera kanë luftuar heroikisht kundër synimeve imperialiste të kohës në Luftën Ballkanike dhe në Luftën e Çanakalasë, në Aden, Medine, Kanal, Sarıkamış dhe Bagdad”, tha ambasadori turk.

Ambasadori Yörük tha më tej gjatë fjalës së tij se “Gjatë Luftës sonë Çlirimtare, revoltave të mbështetura nga fuqitë imperialiste në Kore, në Qipro, në aksionet terroriste armene dhe greke, kemi patur me dhjetëra mijëra dëshmorë. Sot organizatat tradhtare terroriste si PKK, YPG, FETO, DEASH, Al Kaeda, DHKP-C vazhdojnë sulmet kundër atdheut tonë. Si Republika e Turqisë prej vitesh ne shprehemi se terrori nuk ka fe, racë dhe kombësi, si ai përbën një kërcënim të përbashkët për të gjithë njerëzimin”.

Ai tha se disa vende vazhdojnë të mbështesin grupe të caktuara terroriste dhe i lartësojnë si “luftëtarë të lirisë” apo “guerilë heronj” dhe për sulmin terrorist në Zelandë të Re u shpreh se ky sulm është pasojë e këtij mentaliteti të rrezikshëm dhe i një politike ngurruese.

Një fjalë përshëndetëse gjatë aktivitetit mbajti edhe drejtori i institutit “Yunus Emre” në Shkodër, Zafer Kıyıcı. “Një nga sagat heroike të historisë sonë të lavdishme është Fitorja e Çanakalasë. Ne sot këtu përjetojmë rishtazi nderimin që na sjellë festimi i përvjetorit të 104 të Fitores së Çanakalasë, të gdhendur me shkronja të arta në historinë e luftës kombëtare të Turqisë dhe krenarinë e të perceptuarit të Ditës së Dëshmorëve, të cilët vullnetarisht sakrifikuan jetën për atdheun tonë të shenjtë”, tha Kıyıcı.

Në aktivitetin me temë “18 Mars-Fitorja e Çanakalasë-Ceremonia përkujtimore e dëshmorëve dhe ceremonia përkujtimore e Mehmet Akif Ersoy”, u lexuan pjesë nga Kur’ani, u lexuan letrat e dëshmorëve, ndërsa u hap edhe ekspozita me të dhëna, dokumente dhe fotografi të luftës, si dhe foto dhe dokumente rreth jetës dhe veprimtarisë së autorit të himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Akif Ersoy.

Një ngadëshmitarët e luftës së Çanakalasë, Qamil Spahia gjatë fjalës së tij dha dëshmi rreth kësaj ngjarje të madhe historike…

***

-Nëndetësja turke e ankoruar në portin e Durrësit vizitohet nga personalitetet

Pas mbërritjes në Shqipëri më datë 14 mars nëndetësja turke TCG ÜR S-357, është vizituar nga autoritetet shqiptare dhe atashetë e ushtrive të huaja të akredituara në Tiranë.

Zv.ministri shqiptar i Mbrojtjes, Petro Koçi, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Gjeneral brigade Manushaqe Shehu, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, prefekti i Durrësit, Roland Nasto dhe shumë atashe të huaj të akredituar në Tiranë ishin disa nga miqtë që vizituan nëndetësen turke të ankoruar në portin e Durrësit.

Nëndetësja “TCG GÜR S-357” ka si qëllim implementimin e bashkëpunimit dhe planit ushtarak mes dy vendeve.

Vitet e fundit, për zbatimin e planit ushtarak, janë bërë një sërë vizitash të tjera në portin shqiptar.

Mësohet se nëndetësja TCG GÜR S-357, e cila ka ardhur në Portin e Durrësit në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë, ka qëndruar në Durrës deri më 18 mars.

Në vitet e fundit Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke, në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë.

***

-Në Tiranë, promovohet libri “Xhamitë e Shqipërisë”

Instituti turk në Tiranë “Yunus Emre” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë dhe Shtëpinë Botuese “Plejad”, zhvilluan aktivitetin e promovimit të albumit me titull “Xhamitë e Shqipërisë”, me autor studiuesin Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i Shqipërisë në vitet 1992-1997

Të pranishmit në aktivitet, përfaqësues të trupës diplomatike turke të akredituar në Tiranë, akademikë dhe studiues të shumtë, folën rreth rëndësisë që ka botimi “Xhamitë e Shqipërisë – Historia, Arkitektura, shekulli XV-XIX”.

Në fjalën e tij, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se kjo vepër shërben për t’i dhënë një mendim brezit të ri në lidhje me të kaluarën e përbashkët mes dy vendeve dhe të ardhmen.

“Shteti Osman, në rajonin gjeografik ku sot ndodhet Republika e Shqipërisë ku për gati 500 vjet radhazi ka qenë i pranishëm, ka realizuar punime ndërtimore gjithëpërfshirëse dhe madhështore. Në këtë periudhë, është verifikuar se në Shqipëri si vepra publike dhe vakëfe janë ndërtuar rreth 1.015 monumente arkitekturore. Ndër veprat kryesore të kësaj kategorie mund të përmendim kalatë, urat, pazaret, shkollat, hamamet, hanet, konakët qeveritarë, teqetë, tyrbet, kullat e sahateve, shtëpitë shumëdritarëshe në Berat dhe Gjirokastër”, u shpreh Yörük.

Ambasadori Yörük theksoi se Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë punojnë për rikonstruksionin e këtyre veprave “që ne i konsiderojmë si trashëgimi të përbashkët kulturore”.

Ndërsa, autori i librit, Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i Shqipërisë, në fjalën e tij tha se libri mbi Xhamitë e Shqipërisë është ripunimi, plotësimi, përmirësimi i një botimi të mëparshëm me të dhëna më të plota dokumentare, me ilustrime më të shumta, sipas tij, në dobi të njohjes më të mirë të kësaj trashëgimie të rëndësishme në lëmin e arkitekturës.

“Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë tonë dhe të ndërtimeve në veçanti. Me studimet është arritur të njihen më mirë dhe kontributi i arkitektëve dhe ndërtuesve shqiptarë, si në atdheun e tyre ashtu dhe në qendrat e Perandorisë Osmane”, theksoi Meksi.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, i cili tha se veprat që mund t’i lënë të ardhmes janë librat.

“Sot në momentin që mundohemi të kërkojmë një dokument që na duhet për t’u informuar, kërkojmë librat që janë shkruar para 100 vjetësh. Kjo tregon që është trashëgimia më e madhe që u lihet të rinjve tanë”, tha Demirbaş.

***

-“Air Albania” gjatë muajit mars fillon shërbimet e saj

Qeveria shqiptare jep një tjetër afat për nisjen e fluturimeve të kompanisë “Air Albania”, e cila mbështetet nga kompania prestigjioze “Turkish Airlines”. Sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kompania do të fillojë punë brenda muajit mars 2019.

Gjatë një interviste në ERTV, ajo tha se avioni do të fluturojë me kodin ZA.“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licencimit të personelit, gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi kësaj marrëveshjeje”, tha ministrja Balluku.

***

-Ndërron jetë këngëtari i mirënjohur shkodran, Shyqyri Alushi
Ndahet nga jeta, “Artisti i Merituar” Shyqyri Alushi, një emër që do të ngelë përherë në memorien e qytetarëve shkodranë dhe jo vetëm.
Këngët e paharruara të ahengut shkodranë, janë dhe do të ngelen një dëshmi e gjallë e asaj që Shyqyri Alushi i la si pasuri Shkodrës.
Shyqyri Alushi lindi në Shkodërme 10 Maj 1934. Këngëtar i shquar i ahengut dhe i këngës popullore qytetare shkodrane në gjysmën e dytë të shek. XX.
Në vitin 1974-1986 këndon si këngëtar profesionist pranë Estradës së Shkodrës deri sa doli në pension. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran, në festivalet folklorike kombëtare në Kosovë. Ka marrë pjesë gjithashtu edhe në shumë turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj.

Shyqyri Alushi mbahet si këngëtari i fundit i ahengut shkodran.
Më 1984 i jepet titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1996 në festivalin e këngës popullore qytetare i jepet “Çmimi i Karrierës”.
Me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin “Krenaria e Qytetit”.
Gjatë gjithë jetës së tij artistike ka marrë edhe shumë çmime dhe dekorata të tjera. Në Shkodër të gjithë e njohin si “Mjeshtri i ahengut shkodran”.
Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”.

Shyqyri Alushi u përcollë përmes shokëve dhe miqve, por edhe nga kolegët e tij muzikantë. Ndërta ta që dhanë një mesazh ngushëllimi para mediave (në mes tyre edhe Radio“Zëri i Turqisë”) ishin muzikanti Namik Jahja, këngëtari “Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili, humoristi dhe “Artisti i Merituar” Zef Deda, por edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi…

***

-Të premten Shqipëria luan me Turqinë

Shqipëria dhe Turqia do të ndeshen këtë të premte në Shkodër për sfidën e parë eliminatore të evropianit 2020. Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük në një deklaratë për median theksoi se kjo ndeshje futbolli duhet të shërbejë për të evidentuar miqësinë mes dy popujve, shqiptaro-turke.

“Të enjten në Shqipëri mbërrin ekipi i Turqisë të cilët do të dalim t’i mirëpresim. Besoj se do të vijnë në Shkodër po atë ditë për përgatitjet e tyre teknike. Natyrisht që do jemi pjesëmarrës në ndeshjen që do zhvillohet.

Kam dëgjuar se do jetë një përballje shumë emocionuese dhe shumë e bukur, me pjesëmarrje të dendur edhe nga nga Kosova dhe Maqedonia dhe shpresojmë që të jetë aq e bukur sa të mund ta nënvizojmë rishtazi shumë thellë miqësinë midis popujve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit