Ambasadori Gonzato: Mbështesim SPAK, s’ka standarde të dyfishta

Mos i humb

“Nuk komentojmë hetimet, por mbështesim SPAK”, kështu ka deklaruar në konferencë për mediat Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Nuk ka standarde të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet”, theksoi ai.

Ai tha po ashtu se “sinjalet për Shqipërinë janë pozitive” për rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Mundësitë janë aty për të gjitha vendet, hapat apo ritmi varet nga serioziteti i secilit prej vendeve. Sinjalet për Shqipërinë janë pozitive

. Elementët dhe parakushtet ekzistojnë tashmë dhe duhet të kalojmë te faza tjetër shumë shpejt.

Do ta vlerësoja shumë nëse gazetarët do flisnin edhe për vlerat e BE.

Është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojmë sëbashku për një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, përfundoi Gonzato.

Kujtojmë se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion është “shënjestruar” së fundmi nga ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ka ngritur akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.

Për këto të fundit pati një reagim zyrtar nga BE dhe Ambasada amerikane në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit