Flamuri i Kosovës valon në qiellin e Spanjës

Mos i humb

40 sportistët, 13 trajnerët dhe 4 gjyqtarët kosovarë që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare, kanë bërë që flamuri i Kosovës të valojë në qiellin spanjoll.

Në një ceremoni të organizuar në Fshatin Mesdhetar të Tarragonas në Spanjë, u intonua edhe himni i Kosovës nën shoqërimin e flamurit kosovar.

Një video e publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës shihet teksa me nderime ngritet flamuri kosovar.

Siç dihet, shteti spanjoll nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e madje ajo po e kundërshton ashpër atë në arenën ndërkomëtare, duke kushtëzuar edhe pjesëmarrjen e saj në ngjarjet ku Kosova paraqitet si shtet.

Sidoqoftë, sporti po bën atë që s’po arrin ta bëjë politika.

Përveç që flamuri u ngrit sot në Spanjë, sportistët kosovarë kishin bërë të ngritet flamuri edhe në Rusi, përcjell gazetametro. Ndryshe, këta sportistë para se të niseshin për Spanjë morën flamurin shtetëror nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit