Fleckenstein-Bushatit: Herët a vonë rrugët tona do kryqëzohen

Mos i humb

Pas dorëzimit  të detyrës si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, figura të njohura të politikës ndërkombëtare kanë shprehur vlerësime për punën e Bushatit .

“Faleminderit Ditmir për punën tuaj, bashkëpunimin e mirë dhe miqësinë! Gjithë të mirat në të ardhmen. Margot Wallstrom”, shkruan ministrja e Jashtme e Suedisë.

Margot

Michael Roth, ministri gjerman për Europën e quan Bushatin një europian të angazhuar. “Një lider politik i guximshëm, një mik i mirë dhe një europian i angazhuar. Shumë faleminderit i dashur Ditmir Bushati! Do na mungosh”, shkruan Roth.

Roth

Edhe Knut Fleckenstein, eurodeputeti mjaft i angazhuar për Shqipërinë ka një mesazh për ish ministrin, ku shprehet se rrugët e tyre do të kryqëzohen sërish.

“Faleminderit për bashkëpunimin shumë të mirë! Unë shpreosj, ne do të takohemi sërish. Herët a vonë rrugët tona do të kryqëzohen prapë. Dhe unë po pres për këtë moment”, shkruan Fleckenstein.

Fleckenstein

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit