
Presidenti Hashim Thaçi, edhe pse është pyetur për lidhur me fotografinë e publikuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina ku shihej dhunimi i një femre nga një grup ushtarësh, ai prapë nuk tha asgjë lidhur me këtë publikim.
“Serbia ka kryer gjenocid ka vra mbi 13 mijë e 500 shqiptarë ka kryer mbi 400 masakra ndaj civilëve shqiptar, gra, fëmijë pleq. Serbia ka dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare ka dëbuar mbi 1 milion shqiptar nga Kosova, ka vra mbi 1000 fëmijë shqiptar dhe gjenocidi nuk ka brina”, ka thënë Thaçi, duke mos e komentuar fotografinë skandaloze që e publikoi Flora Brovina dje.
“Ky gjenocid i shtetit të Serbisë, prandaj të gjithë së bashku pa dallime partiake pa asnjë dallim duhet të bashkohemi në dënimin e gjenocidit dhe të vihen para drejtësisë”, tha Thaçi.
Këto deklarata presidenti Hashim Thaçi i dha pas pjesëmarrjes së tij në Akademinë Përkujtimore kushtuar 70 vjetorit të rënies së Heroit Rifat Berisha.
Presidenti Hashim Thaçi refuzoi të përgjigjet nëse do të kërkojë dorëheqjen e deputetës Flora Brovina.


