Floriana Garo: Pa garë dhe në shkelje të parimeve të konkurrencës!

Mos i humb

Zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo ka reaguar në lidhje me tenderin abuziv me vlerë 9.7 miliardë lekë të drejtueses së AKSHI-it Mirlinda Karçanaj, që e ka ndarë me miqtë e saj.

Garo tha se shkelje e parë është fakti se kemi të bëjmë vetëm me pjesëmarrjen e një operatori, duke shkelur konkurrencën.

Deklarata e plotë:
9.7 miliardë lekë ka dhënë, në një tender pa garë, drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Tenderi me objekt “Blerjen e ofrimit të shërbimit të sms-ve” me autoritet kontraktues Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, u ka shkuar dy komapanive “1UP Labs” dhe “Horizon”. Bëhet fjalë për 9.7 miliard lekë.

Shkelja e parë ka të bëjë me pjesëmarrjen e vetëm NJE operatori dhe është tregues i mungesës së konkurrencës, gjithashtu, mosnxitje e operatorëve ekonomikë në pjesëmarrjen e procedurat të prokurimit, në kundërshtim me nenin 2 /c dhe 2/ç të ligjit për Prokurime Publike nr. 162 të vitit 2020.
AKSHI ka hartuar kriteret kualifikuese dhe specifikimet teknike në Dokumentat e tenderit në mënyrë të atillë që të shpallet fitues pikërisht ky bashkim operatorësh.
Shkelja e dytë ka të bëjë me fondin limit të përllogaritur në kundërshtim me nenin 13 të VKM nr. 285, dt 19.05.2021 për miratimin e rregullave të prokurimit publik.
Shkelja e tretë, ka të bëjë me faktin se Autoriteti kontraktor ka shpallur fituesin me 97% të vlerës së fondit limit.
Tenderi ngjan me një skemë të paracaktuar, për faktin se nuk ka konkurentë, edhe pse kanë marrë pjesë në të, dy kompani, njëra prej të cilave “One Albania” nuk ka dhënë ofertë.
Pyetja jonë për zonjën Karçanaj është: pse e keni dhënë këtë tender pa garë në shkelje të parimeve të konkurencës dhe legjislacionit shqiptar?
A janë dy pronarët e kompanive fitues miqtë tuaj dhe, a mund të përdoren fondet publike për të shpërblyer miqtë?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit