Flota e Solidariteti, Rama: Përmirësim i rrugëve që nga pranvera

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga pranvera qytetarët shqiptarë do të ndjejnë përmirësime të akseve rrugore.

Gjatë prezantimit të flotëë së solidaritetit, me makineri që do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve.

Rama tha se duhet të marrë fund historia e rrugëve që bllokohen nga dëbora, vetëm sepse mungon mirëmbajtja e tyre.

“Kompanitë e mirëmbajtjes do të jenë edhe bërthama e Flotës së Solidaritetit, si një garanci për reagimin e shpejtë dhe efikas në çdo situatë, duke garantuar kalueshmërinë e akseve kombëtare pavarësisht motit të rënduar”, thotë Rama.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të nisin punimet për Rrugën e Arbrit, si dhe do të përfundojë edhe aksi Rrogozhinë-Fier./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit