“Flotilja e Lirisë” lundron drejt Gazës

Mos i humb

Tri anije pjesë e Koalicionit të “Flotiljes së Lirisë” (FFC) aktualisht po bëjnë kilometrat e fundit në udhëtimin e tyre drejt Gazës, me çka dhe po sfidojnë bllokadën mbi një dekadashe izraelite mbi rajonin.

Në një deklaratë të Fonadacionit Humanitar për Ndihmë (IHH), thuhet se njëri nga themeluesit e koalicionit ka thënë se flotila tashmë është nisur në etapën e fundit të rrugëtimit pasi paraprakisht ishte ndalur në 15 porte evropiane në Mesdhe.

Flotila e anijeve “Al-Awda”, “Falastine” dhe “Freedom” është nisur nga Norvegjia më 15 maj të këtij viti dhe tërë kohën ka lundruar me sloganin “Right to a Just Future for Palestine” (Drejtësi për një të ardhme të drejtë për Palestinën).

Sipas vlerësimeve të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, në fund të vitit 2016, një total prej 1.3 milionë banorësh të Gazës, për të mbijetuar vareshin kryesisht nga ndihmat ndërkombëtare, ndërkohë që gati gjysma e familjeve në Gaza, nuk kanë qasje në produkte të sigurta ushqimore.

Çdo vit, tashmë për të tetin vit radhazi, “Flotilja e Lirisë” promovon fushata të ndryshme për të sfiduar bllokadën.

Më 31 maj të vitin 2010, komandosët izraelitë vranë nëntë aktivistë turq të cilët lundronin me anijen “Mavi Marmara” në ujërat ndërkombëtare si pjesë e “Flotiljes së Lirisë”. Më vonë, si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë edhe një aktivist, duke çuar në 10 totalin e të vrarëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit