Fondacioni Maarif në fundjavë organizon panairin e arsimit në Tiranë

Mos i humb

Nën përkujdesjen e Ambasadës së Turqisë në Shqipëri, Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV) më 13-14 prill në Tiranë do të organizojë edicionin e katërt të Panairit Arsimor i cili synon rritjen e numrit të studentëve të huaj në universitetet e Turqisë dhe promovimin e aktiviteteve të universiteteve turke jashtë vendit.

TMV organizon aktivitete të ndryshme në vendet ku vepron në mënyrë që të arrihet synimi prej 350 mijë studentësh i shpalosur nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Para Shqipërisë, fondacioni ka organizuar panairet në Mali, Sudan dhe Tunizi, ku kanë marrë pjesë mbi dhjetë mijë studentë. Në panaire njoftohen kushtet e regjistrimit në universitetet e Turqisë dhe mundësitë e konvikteve, ndërsa interesimi nga studentët është i madh.

“Në Turqi kanë ardhur mbi 500 studentë”

Ali Arıkmert, kryetari i Departamentit për Ndjekjen e të Diplomuarve pranë Fondacionit Maarif të Turqisë, tha për AA se në panairin që do të fillojë të shtunën do të marrin pjesë Universiteti İstanbul Şehir, Universiteti Nişantaşı, Universiteti İstinye, Universiteti Şey Edebali nga Bilecik-u, Universiteti Ömer Halis Demir nga Niğde, Universiteti Pamukkale, Universiteti i Üsküdar-it, Universiteti Aydın i Stambollit, Universiteti İlim nga Qiproja, Universiteti i Erciyes-it, Universitet Ndërkombëtar Final, Universiteti Gelişim i Stambollit, Universiteti i Gaziantepit, Liseu Ahi Evran nga Kırşehir dhe Universiteti i Fondacionit Maarif në Shqipëri.

Arıkmert tha se në panairin që do të organizohet në sheshin më të madh të Tiranës presin numër serioz të pjesëmarrësve.

Ai tha se me aktivitetet e realizuar në vitet e kaluara kanë arritur që në Turqi të sjellin mbi 300 studentë.

“Këta janë studentë që fondacioni i ka sjellë nga shkollat e veta. Përveç kësaj, ka afër 200 studentë që kanë ardhur pasi janë informuar nga aktivitetet e Fondacionit Maarif në vendet ku vepron. Qëllimi kryesor është të rrisim numrin e studentëve të huaj në Turqi. Në këtë aspekt, ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me universitetet në Turqi”, tha Arıkmert.

Siç tha ai, 15 universitetet që do të marrin pjesë në panair do të kenë stendat e tyre, ku studentët do të mund të takohen me përfaqësuesit e tyre.

“Priten mbi pesë mijë vizitorë”

Arıkmert tha se panairi do të realizohet nën përkujdesjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe se pjesëmarrës do të jenë edhe Osman Nuri Kabaktepe, anëtari i Bordit të Administratorëve të Besuar të Fondacionit Maarif, dhe anëtari i bordit drejtues Mustafa Çaltılı.

Gjatë aktivitetit do të organizohet edhe një drekë me rektorët e universiteteve të Shqipërisë, njoftoi Arıkmert, i cili shtoi se takimet që do të bëhen do kenë për qëllim zhvillimin e bashkëpunimeve midis dy vendeve në fushën e arsimit.

Ai tha se në panair pritet të marrin pjesë mbi pesë mijë studentë

“Kemi parë rezultatet pozitive”

Siç tha Arıkmert, qëllimi i aktiviteteve të fondacionit është që studentët e ardhshëm në vendet ku vepron të zgjedhin Turqinë për të mbaruar studimet.

“Në këtë aspekt, ne kemi parë rezultatet pozitive të punëve që kemi bërë brenda dy viteve. Në Mali organizuam panairin e parë. Normalisht, fëmijët përpiqeshin të shkonin në shtetet perëndimore, por në saje të aktiviteteve të fondacionit tonë, Turqia është bërë përzgjedhja e parë e tyre”, theksoi Arıkmert.

Ai tha se edhe në Tunizi kanë filluar të korrin rezultatet e panairit.

“Këtë vit nga Tunizia presim afër 500 studentë. Sipas shifrave të vitit 2018, në vendin tonë aktualisht studiojnë në universitete 278 tunizianë. Besojmë se në saje të panairit ky numër do të rritet”, tha Arıkmert.

“Si rezultat i aktiviteteve që kemi bërë vitin e kaluar, studentët që vijnë për të kryer studimet i ndjekim nga nga afër me Zyrën për Çështje Sociale dhe Kulturore. Kemi regjistrin e secilit student. Ne organizojmë programe kampimi dhe seminare për studentët që vijnë në Turqi. I vizitojmë ata në qytetet ku janë duke vijuar studimet. Aktivitetet e udhërrëfimit për studentët do të vazhdojnë gjatë studimeve të tyre”, tha Arıkmert.

Duke theksuar se panairet e Fondacionit Maarif do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ai tha se evenimente të tilla do të organizohen edhe në Irak dhe Pakistan dhe se do të vazhdojnë aktivitetet udhërrëfyese edhe në vendet e tjera ku vepron fondacioni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit