Fondacioni turk IHH mbështet jemenasit me 11 qendra mjekësore

Mos i humb

Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi, ka ngritur qendra shëndetësore në 11 vende të ndryshme në Jemen me mbështetjen e bamirësve.

Gjithsej 242,760 pacientë përfitojnë nga qendrat shëndetësore çdo vit.

Fondacioni gjithashtu planifikon të hapë një klinikë të lëvizshme në rajonin Ma’rib të Jemenit, afro 120 kilometra në lindje të kryeqytetit, Sanaa.

Nga ana tjetër, fondacioni gjithashtu kryen projekte të ndryshme shëndetësore si lufta kundër kolerës, shpërndarja e ilaçeve dhe paketave higjienike.

Sipas Fondacionit IHH, 17 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare, kurse 4.8 milionë të tjerë rrezikohen nga uria në Jemenin e shkatërruar nga lufta.

Njerëzit mund të mbijetojnë vetëm me anë të ndihmës së jashtme në vendin e shkatërruar nga lufta, ku shërbimet shëndetësore pothuajse janë ndërprerë.

Fondacioni mbështet njerëzit e shtypur duke rritur aktivitetet e tij në vend në çdo krizë të re.

Jemeni është përfshirë nga dhuna që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Konflikti u përshkallëzua edhe më tej kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj Suni-Arabë filluan një fushatë masive ajrore që synonte pengimin e avancimit të Huthi-ve duke mbështetur qeverinë pro-Saudite të vendit.

Më shumë se 70,000 njerëz janë vrarë në konflikt që nga viti 2016, sipas vlerësimeve të OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit