Forcat ajrore turke sulme kundër PKK-së në veri të Irakut

Mos i humb

 

 

Forcat ajrore turke kanë kryer sulme të reja mbi strehimore të terroristëve të PKK-së në veri të Irakut, ndërsa gjatë sulmeve janë neutralizuar së paku tre terroristë të armatosur.

Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë njoftoi se objektiv të sulmeve të sotme në mëngjes ishin strehimoret e sapozbuluara të PKK-së në rajonet malore Zap dhe Hakurk.

Në njoftim theksohet se të gjitha objektivat e qëlluara janë shkatërruar.

PKK është organizatë separatist e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Gjatë fushatës së tyre tre dekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40.000 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit