Forcat izraelite arrestojnë 18 palestinezë

Mos i humb

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 18 palestinezë në rajonet e ndryshme të Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas deklaratës me shkrim të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 3 persona në Kudsin Lindor, si dhe 15 në Bregun Perëndimor me pretendime të ndryshme.

Burimet lokale theksuan se në mesin e të arrestuarve gjenden shumë ish të burgosur dhe emra të afërm me Xhihadin Islam.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit