Forcat izraelite arrestojnë 21 palestinezë

Mos i humb

Forcat izraelite kanë arrestuar 21 palestinezë mbrëmë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, bëri të ditur sot një OJQ lokale palestineze.

Tetë persona u arrestuan gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre në qytetin e Betlehemit të territorit të okupuar, njoftoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Forcat izraelite gjithashtu arrestuan tetë palestinezë në qytetet e Ramallahut, Hebronit, Nablusit dhe Jenin, tha OJQ-ja, duke shtuar se pesë të mitur u arrestuan gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre në Kudsin Lindor.

Nga ana tjetër ushtria izraelite tha se forcat e saj kanë arrestuar 13 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor për “përfshirjen e dyshuar në veprimtari terroriste”.

Ushtria izraelite shpesh kryen bastisje në Bregun e okupuar Perëndimor dhe Kudsin Lindor me pretendimin për arrestimin e palestinezëve “të kërkuar” nga autoritetet okupatore izraelite.

Sipas shifrave palestineze, mbi 6.400 palestinezë mbahen në burgjet izraelite nga të cilët 300 janë fëmijë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit