Forcat izraelite arrestojnë 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Ushtarët izraelitë gjatë intervenimit në Ramallah të Bregut Perëndimor nën pushtim kanë arrestuar 5 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët thonë se ushtarët izraelitë kryen bastisje në disa fshatra në Ramallah. Janë arrestuar 5 persona ndërsa u konfiskua edhe një automjet në pronësi të palestinezëve.

Pas kësaj dhjetëra palestinezë dolën në rrugë, gjë që solli deri tek përleshja me ushtarët izraelitë. Forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën ndërsa janë përdorur municione luftarake dhe jo luftarake.

Tani për tani nuk ka informacione për të lënduar.

Forcat izraelite shpesh herë kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezë.

Arrestimet janë bërë pjesë e përditshmërisë, ndërsa disa palestinezë, në mesin e tyre edhe gra dhe fëmijë, kalojnë disa ditë në qendrat e paraburgimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit