Forcat izraelite arrestojnë një ministër palestinez

Mos i humb

Forcat izraelite kanë arrestuar Fadik el-Hedmi, ministrin e Punës të Kudsit, pranë Qeverisë palestineze.

Nga Zyra e ministrit Hedmi theksohet se një numër i madh i nëpunësve policorë kreu bastisje në shtëpinë e Hedmi-t në Es-Savvane, në Kudsin Lindor të okupuar.

Gjatë kërkimit është shkaktuar dëm material në shtëpi, ndërsa janë konfiskuar edhe para prej rreth 2.750 dollarëve amerikanë.

Hedmi është dërguar në qendrën për marrje në pyetje, ndërsa arsyeja për arrestimin e tij nuk dihet. Ky tashmë është arrestimi i katërt në vitin e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit