Forcat izraelite rrënojnë dy ndërtesa të palestinezëve

Mos i humb

Forcat izraelite kanë rrënuar dy ndërtesa në ndërtim e sipër të palestinezëve në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor të okupuar me arsyietimin se “kanë qenë pa leje”.

Hasan Burejxhije, zyrtar i Komisionit Kundër Murit të Ndarjes dhe Vendbanimeve Kolone, për AA tha se bëhet fjalë për një ndërtesë në qytezën Bejt Xhala në jug të Betlehemit dhe tjetrën në rajonin Bir Avna.

Burejxhije theksoi se dy ndërtesat gjendeshin në afërsi të Murit të Ndarjes, i cili ndodhet mes Kudsit dhe Betlehemit.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 mes Palestinës dhe qeverisë izraelite, Bregu Perëndimor ishte ndarë në zonat A, B dhe C.

Zona A, e cila përfshin 18 për qind të territorit, i ishte alokuar Palestinës në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë, zona B, që përfshinte 21 për qind, në aspektin administrativ i ishte alokuar Palestinës kurse në atë të sigurisë Izraelit, kurse zona C, që përfshin 61 për qind të Bregut Perëndimor, i ishte alokuar Izraelit edhe në aspektin administrativ, edhe atë të sigurisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit