Forcat izraelite sërish bombarduan Gazën

Mos i humb

Forcat ajrore izraelite edhe mëngjesin e sotëm kanë bombarduar Rripin e Gazës të bllokuar, ndërkohë që mësohet se nuk ka viktima.

Zyrtarë policorë në Gaza, bëjnë të ditur se avionët e Izraelit mëngjesin e sotëm kanë kryer dhjetë sulme, por që të gjitha bombat e avionëve kanë rënë në një zonë të pabanuar në afërsi të qytetit Refah në jug të Gazës.

Ushtria e Izraelit njoftoi se objektiv i sulmit ka qenë infrastruktura e Hamasit, më saktësisht tunelet sekrete në afërsi të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit.

Kujtojmë se në sulmet izraelite të së dielës, u vranë dy 17 vjeçarë palestinezë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit