Forcat izraelite vrasin një palestineze në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Një grua palestineze është martirizuar nga forcat izraelite pranë qytetit të okupuar Ramallah në Bregun Perëndimor, bëri të ditur sot Ministria palestineze e Shëndetësisë.

“Gruaja palestineze, 50 vjeçare, u qëllua dhe u martirizua në kampin e refugjatëve në Qalandia në jug të Ramallahut”, tha ministria në një deklaratë.

Sipas mediave izraelite, gruaja u qëllua për gjoja përpjekjen për të goditur me thikë një ushtar izraelit.

Ajo u transferua në Qendrën Mjekësore Hadassah në Kuds, ku vdiq nga plagët e marra.

Asnjë ushtar izraelit nuk u plagos në incident.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit