Forcat ruse bombarduan dje rajonin e Khersonit, në Ukrainën Jugore 68 herë me artileri të rëndë, dronë dhe avionë, njoftoi në Telegram shefi i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Prokudin, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve, Ukrinform.
“Gjatë sulmit u hodhën gjithsej 280 predha”, shtoi ai.
Prokudin tha se gjatë bombardimeve kishin vdekur dy persona, ndërsa katër të tjerë ishin plagosur.
Qyteti i Khersonit u godit katër herë.
“Trupat ruse bombarduan zonat e banuara në rajon, një ambient shkolle në Zmiivka dhe një park në Kherson


