Forcat turke neutralizojnë 4 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Mos i humb

Forcat turke neutralizuan të paktën 4 terroristë të PKK në veri të Irakut, tha sot Ministria e Mbrojtje së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Forcat tona të armatosura heroike turke vazhdojnë të shkatërrojnë foletë e terrorit në veri të Irakut. Katër terroristë të PKK-së, të cilët u identifikuan në rajonin Zap, u neutralizuan në një operacion ajror”, theksoi ministria në Twitter.

Në Twitter po ashtu u përfshi një video-pamje e operacionit.

Organizata terroriste PKK shpesh fshihet në veri të Irakut, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të kryer sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj më shumë se 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit