Forcat turke neutralizuan të paktën 30 terroristë të PKK-së

Mos i humb

 

 

Të paktën 30 pjesëtarë të organizatës terroriste të PKK-së u neutralizuan gjatë operacioneve të kryera nga forcat turke të sigurisë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka njoftuar se në mesin e terroristëve të neutralizuar janë dhe tre udhëheqës të organizatës terroriste PKK.

Institucionet turke të sigurisë përdorin termin ‘neutralizuar’ për terroristët të cilët janë vrarë, kapur ose ata të cilët janë dorëzuar vullnetarisht.

PKK-ja është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tre-dekadashe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së janë përgjegjës për vrasjen e të paktën 40 mijë njerëzve.

Forcat turke zhvillojnë luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë dhe në veri të Sirisë dhe Irakut. Në veri të Sirisë, degët e saj janë YPG/PKK dhe PYD/PKK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit