Delegacionet e SHBA-ve dhe Koresë së Veriut takohen për herë të 5-të

Mos i humb

 

 

Delegacionet e SHBA-ve dhe Koresë së Veriut janë takuar për herë të 5-të për samitin i cili pritet të mbahet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit verikorean Kim Jong-un.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, delegacioni nën kryesimin e ambasadorit amerikan në Filipine, Sung Kim dhe delegacioni verikorean nën kryesimin e zv/ministres së Jashtme Choe Son-hui, janë takuar edhe një herë në fshatin Panmunjom, i cili ndodhet në zonën e demilitarizuar në Korenë e Veriut.

Delegacionet më parë në të njëjtin vend u takuan më 27 maj si dhe të mërkurën, të shtunë dhe të dielën e javës së kaluar.

Pas takimit nuk u dha ndonjë deklaratë por parashikohet se palët kanë diskutuar për çështjet se si do të arrihet në pastrimin e Koresë së Veriut plotësisht dhe në mënyrë të pakthyeshme nga armët bërthamore si dhe për shpalljen zyrtarisht të përfundimit të luftës së Koresë 1950-53.

Presidenti i SHBA-ve Trump pas takimit të mbajtur më 1 qershor në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarin e nivelit të lartë të Koresë së Veriut, Kim Yong-çol tha se ashtu siç është planifikuar më herët, më 12 qershor në Singapor do të takohet me liderin verikorean, Kim Jong-un.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit