Forcat turke operacion kundër terroristëve në veri të Irakut

Mos i humb

Të paktën 7 terroristë të PKK-së janë neutralizuar në një operacion ajror të kryer në veri të Irakut, njoftoi ushtria turke.

Terroristët, të cilët po përgatisnin sulme ndaj bazave turke, u neutralizuan në rajonin Avaşin-Basyan, tha Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në rrjetin social Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit