Turqia përkujton të rënët në Luftën e Parë Botërore

Mos i humb

Mijëra njerëz u mblodhën të dielën duke marshuar në qytetin Kars të Turqisë, për të përkujtuar dëshmorët e betejës Sarıkamış në Luftën e Parë Botërore.

Pikënisja e marshit ishte në vendin Kızılçubuk, ku në fakt kishte filluar operacioni luftarak kundër ushtrisë kaukaze ruse gjatë Luftës së Parë Botërore.

Marshi i gjatë katër kilometra e gjysmë, i titulluar “Turqia marshon për dëshmorët”, shënon 104-vjetorin e betejës së vitit 1914, në të cilën rreth 90.000 ushtarë turq ishin ngrirë për vdekje.

Në mesin e personaliteteve të shumta nga jeta politike dhe shoqërore e Turqisë, ishin edhe ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, si dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit