Forcat turke sulme ajrore në veri të Irakut kundër PKK-së

Mos i humb

 

 

Së paku tre terroristë të PKK-së janë neutralizuar gjatë sulmeve ajrore të cilat forcat turke i kryen në veri të Irakut.

Shtatmadhoria e Ushtrisë turke njoftoi se avionët turq qëlluan strehimore të sapozbuluara të terroristëve në malin Zap.

PKK-ja është organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tre dekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40.000 persona.

Malet Kandil, Gara, Metina, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Zap janë vendosur në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi. Kjo është një zonë e njohur si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.

Forcat turke tashmë tre vite zbatojnë një luftë të gjerë kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë, si dhe në veri të Irakut dhe Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit