Forcat turke sulme kundër PKK-së në veri të Irakut

Mos i humb

 

 

Forcat e armatosura turke kanë kryer sulme ajrore të reja në pjesën veriore të Irakut duke shkatërruar të paktën 16 baza të reja të zbuluara të organizatës terroriste PKK.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njoftoi se bombarduesit turq kanë kryer sulme të ashpra ndaj terroristëve të PKK-së përgjatë vargmalit në rripin kufitar verior të Irakut.

Sipas deklaratës, gjatë sulmeve janë shkatërruar 16 baza dhe janë neutralizuar gjashtë terroristë të armatosur.

PKK është një organizatë separatiste e cila ndodhet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tre-dekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK vranë të paktën 40,000 vetë.

Malet Kandil, Gara, Metin, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Zap shtrihen në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi. Kjo është një zonë e cila njihet si djepi i lëvizjes terroriste të PKK.

Forcat turke kanë nisur një luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë për të tretin vit, si dhe në veri të Irakut dhe Sirisë.

Veprimet antiterroriste në rajonet kufitare të Irakut dhe Sirisë bazohen në të drejtat e Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare për vetë-mbrojtje dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. Operacionet kryhen duke respektuar integritetin territorial të vendeve fqinjë dhe me qëllim të neutralizimit të kërcënimit terrorist.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit