Forcat turke sulme mbi pozitat e forcave të regjimit në Siri

Mos i humb

Forcat e armatosura turke me sulme të ashpra mbi pozitat e forcave besnike të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, iu kundërpërgjigjën sulmit të djeshëm ndaj pikës së kontrollit në Idlib.

Forcat e regjimit të Asadit dje kryen sulm artilerik mbi një nga pikat e kontrollit të cilin forcat turke në Idlib e kanë vendosur në kuadër të marrëveshjes në zonën e deeskalimit. Gjatë sulmit është vrarë një ushtar turk, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë sot në mëngjes njoftoi se janë kryer sulme të ashpra ndaj pozitave nga të cilat forcat e regjimit qëlluan pikën e kontrollit.

Idlibi është enklava më e madhe nën kontroll të opozitës në Siri, ndërsa me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë në Soçi në shtator të vitit të kaluar u arrit marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe u vendos zona e deeskalimit për civilë.

Në pajtim me marrëveshjen, forcat opozitare në tetor tërhoqën armatimin e rëndë nga rajoni dhe vendosën pika kontrolli, ndërsa forcat besnike të regjimit të Asadit nuk ndaluan sulmet artilerike dhe sulmet ajrore në këtë rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit