FOTO/ ARRSH: Mbyllen punimet në autostradën Tiranë-Durrës

Mos i humb

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat njofton se janë mbyllur punimet me qëllim shmangien e përmbytjeve  në autostradën Tiranë-Durrës.  Tashmë qarkullim i mjeteve bëhet normalisht në të dyja drejtimet.

“Përfundoi brenda afateve ndërhyrja me guardrela në autostradë për shmangien e përmbytjeve në këtë segment. Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH.  Në pak muaj kjo ka qenë ndërhyrja e tretë në autostradë.

Gjatë stinës së verës u bë riparimi i shtresave të asfaltit, ndërsa kjo pasoi me ndërhyrje në vendosjen e tombinave me qëllim pengimin dhe shmangien e përmbytjeve duke u mbyllur përfundimisht me vënien e ndarëseve.

Vvv

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit