Foto/ Dhuroi 1 mln euro për të prekurit e tërmetit, Meta pret Pacollin: Shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës

Mos i humb

Presidenti i Republikës ka pritur sot në një takim zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet  Pacollin. Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i shteti, i cili thekson se e ka përgëzuar në emër të qytetarëve shqiptarë për kontributin e tij në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte ndër të parët emra që dhuroi një shumë të konsiderueshme financiare për dëmet që shkaktoi tërmeti tragjik.

Postimi  i Metës:

Pata sot një takim të përzemërt me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli.E falenderova me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit, nëpërmjet realizimit të projektit të tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore. ????

79221633 2682042115175378 3004897370983890944 O
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit