FOTO/ Elbasan, makina përplas drejtuesin e motoçikletës

Mos i humb

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi është regjistruar rreth orës 11.10, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish-Metalurgjiku.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se një autoveturë është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i mjetit të fundit ka mbetur i plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve që sollën aksidentin.

Drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar jashtë rruge dhe me urgjencë është transportuar për ndihmë dhe trajtim mjekësor në Reanimacionin e Qendrës Spitalore Elbasan.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, shtetasi O.H., 22 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin M.M., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës, i cili u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjekësore, jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit