Kërkesa për bisedë telefonike erdhi nga Von der Leyen, në ditën e parë të detyrës së saj të re.
Gjatë kësaj bisede palët shkëmbyen mendimet për procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, dhënien e mbështetjes për refugjatët sirianë të strehuar në Turqi në kuadër të marrëveshjes së 18 marsit ndërmjet Turqisë dhe BE-së, si dhe për rikthimin vullnetar, të sigurt dhe të ndershëm të sirianëve në zonën e sigurt të formuar në veri të Sirisë nga Turqia.