Foto/ Në Torino të Italisë hapet shkolla në gjuhën shqipe, pritet me entuziazëm të madh

Mos i humb

Në Torino të Italisë u hap shkolla shqipe sipas shembujve të shkollave të tjera në Diasporë, duke filluar me shkollat më të vjetra shqipe në Itali si “Scanderbeg” Parma, në Trentino, Novara, Bassano del Grappa, Padova, Macerata, Asti “Udha e Shkronjave” etj.

Tashmë fëmijët shqiptarë do të mësojnë edhe me tekstet shkollore që dërgoi Qendra e Botimeve për Diasporën në Konsullatën Shqiptare në Milano, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe Postën Shqiptare, raporton Albinfo.ch

Kjo arritje e madhe u shoqërua me emocioni dhe gëzimi nga nxënësit, ndërsa kënaqësia vihej re edhe tek stafi i mësuesve dhe tek prindërit shqiptarë, të cilat tani kanë mundësi që fëmijët e tyre t’i shkollojnë edhe në gjuhën amtare.

/BalkanWeb

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit