Foto/Përplasen tre mjete në aksin Librazhd-Elbasan, 4 të plagosur

Mos i humb

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës -15.45 në Mirakë, ndërsa kjo shkaktoi trafik të rënduar.

Gazetari Fatmir Popja raporton se si pasojë e aksidentit të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca të spitalit të Librazhdit, të cilat po transportojnë të plagosurit për në urgjencë për t’ju dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Elbasan

Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti ,ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit