FOTO/ Zgjedhjet e 30 qershorit, OSBE/ODIHR nxjerr raportin përfundimtar (Problematikat)

Mos i humb

OSBE/ODIHR ka publikuar sot raportin final të zgjedhjeve të 30 qershorit, raport të cilin “News 24” dhe “BalkanWeb” e sjellin ekskluzivisht për opinionin publik. Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cenua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

Në raportin përfundimtar, i cili përbëhet nga 34 faqe, OSBE/ODIHR ka analizuar me detaje të gjitha fushat duke adresuar të gjitha shkeljet e mundshme si në spektrin e e përgjithshëm politik e deri tek çështjet ligjore.

Ndërkohë në raportin final të OSBE/ODIHR thuhet se disa nga rekomandimet e dhënë prej saj në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, në 30 qershor nuk gjetën zbatim. Mes tjerash, OSBE/ODIHR një analizë të detajuar ka bërë edhe për protestën e opozitës së bashkuar, për të cilën thotë se përdori dhunë ndaj institucioneve, përfshirë edhe zyrën e kryeministrit.

Gjithashtu, raporti thekson se mos publikimi i dekretit të Presidentit, Ilir Meta në Fletoren Zyrtare është i paligjshëm.

OSBE/ODIHR evidenton se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Mirëpo, “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”.

Për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht.

Në raportin e siguruar nga “News 24” dhe “BalkanWeb”,OSBE/ODIHR nuk kursen kritikat e forta edhe ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili sipas tij, me veprimet e kryera cenoi sigurinë juridike, duke bërë interpretime të gjera të ligjit.

Më poshtë gjeni të detajuar thelbin e raportit të OBSE/ODIHR, i cili është siguruar ekskluzivisht nga “News 24” dhe “BalkanWeb”:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit