Fotot dramatike: tërmeti aktivizon rrëshqitje masive të tokës në Japoni

Mos i humb

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë të Rihterit që goditi ishullin veriore japonez, Hokkaido, ka shkaktuar rrëshqitje të shumta e masive të dheut në Atsuma dhe në Sapporo, ndërsa ka sjellë ndërprerje të energjisë dhe lehtësive të tjera të jetës së përditshme për banorët. Fotografitë e shkrepura në këto zona tregojnë pamje dramatike.

Një sipërfaqe e madhe toke ka rrëshqitur në afërsi të qytetit Atsuma.
Balta mbuloi makinat në një rrugë në Sapporo, pas rrëshqitjes së dheut dhe fenomeneve të tjera të lidhura me tërmetin.
Banorët vendas mbajnë radhë për të karikuar telefonët e tyre celularë në Sapporo.
Të paktën një person humbi jetën gjatë rrëshqitjeve të tokës dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën.
Ata po kërkojnë për të mbijetuar në një pronë private në Atsuma.
Shtëpi të dëmtuara në Atsuma.
Pamjet nga Hokkaido tregojnë sesi qytetet i ka mbuluar errësira ndërsa tërmeti shkatërroi sistemet e shpërndarjes së energjisë. Tre milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Shkatërrim në shkallë të gjerë.
Disa lëkundje pas tërmetit variuan në magnitudë nga 5.4 në 2.7 ballë, sipas agjencisë Meteorologjike Japoneze.
Oficerët e policisë dhe ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar në një ndërtesë në Atsuma.
Një shtëpi e goditur nga rrëshqitja e dherave në Atsuma.
Banorët lokalë mbajnë radhë për ujë në Atsuma.
Zona e prekur nga katastrofa.
Një makinë është zhytur në rrugë në Sapporo.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit