Franca dërgon dy anije të flotës në ishullin Jersey për shkak të problemit me Britaninë

Mos i humb

Franca ka dërguar dy anije të flotës në ishullin Jersey për shkak të problemit me Britaninë e Madhe lidhur me peshkimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga autoritetet, thuhet se rreth 50 peshkatarë francezë kanë protestuar në ishullin Jersey mbi kushtet e zbatuara pas Brexit-it për peshkimin dhe se për këtë arsye në afërsi të ishullit janë dërguar dy anije të flotës.

Ministri francez i shtetit përgjegjës për çështjet e Bashkimit Evropian, Clement Beaune në një deklaratë vuri në dukje se nuk duhet të befasohen nga “manovrat” e Britanisë në ishull e cila dje dërgoi dy anijet e saj të flotës.

Franca kishte kërcënuar

Problemi filloi kur administrata e ishullit Jersey në kuadër të Marrëveshjes tregtare Britani-BE të nënshkruar pas Brexit-it, u kërkoi anijeve franceze që dëshironin të vazhdonin peshkimin në ujërat e tyre, të paraqesin provë lidhur me aktivitetet e tyre të peshkimit në të kaluarën.

Pas kësaj Franca kërcënoi me ndërprerjen e energjisë elektrike të ishullit Jersey ndërsa peshkatarët francezë me bllokadën e portit të ishullit.

Qeveria britanike dje dërgoi dy anije të flotës si “masë paraprake” në ishullin Jersey.

Rreth 95 për qind e energjisë elektrike e ishullit Jersey i cili është një prej ishujve në kanalin e La Manshit sigurohet nga Franca e cila është 14 milje larg. Ishulli ka një administrim të tijin dhe në të ndodhet një përfaqësues i mbretëreshës ndërsa në arenën ndërkombëtare përfaqësohet nga Britania.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit