‘Të çara’ në rrugën e mëndafshit/ Projekti i madh kinez bëhet më pak tërheqës

Mos i humb

Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjioz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Presidentit kinez Xi Jinping, ai u prit mirë nga vendet e interesuara të përfitonin nga globalizimi kinez.

Që nga ajo kohë qëndrimi ndaj Kinës është ashpërsuar, veçanërisht në disa vende demokratike. Entuziazmi ndërkombëtar për projektin e preferuar të Xi-së ra kur u fol për 1 milionë ujgurët që mbahen në kampet e riedukimit dhe për punëtorët me punë të detyruar në Xinjiang, kur filloi të pyetet seriozisht për mënyrën se si e trajton Kina koronavirusin dhe origjinën e tij, dhe kur u panë përpjekjet e Pekinit për të minuar demokracinë në Hong Kong.

Vendet perëndimore janë inkurajuar nga riorientimi që Presidenti i SHBA-së Joe Biden u ka bërë marrëdhënieve të politikës së jashtme, gjë që pasoi kaosin dhe përçarjen e periudhës së Donald Trumpit. Administrata e Bidenit po flet për rritjen e agresionit kinez dhe është duke kërkuar krijimin e aleancave me Europën dhe aleatët e tjerë tradicionalë. Kryesimin e vendeve që po bëjnë prapaktheu e mban Australia, kryeministri Scott Morrison i së cilës tha se nuk mendon se Rruga e re e Mëndafshit “është në përputhje me interesat kombëtare të Australisë”.

Një ton i ngjashëm zëri vjen edhe nga Zelanda e Re, ku kryeministrja Jacinda Ardern tregon sa “e vështirë është bërë të arrihen marrëveshje” me Kinën, për shkak të pikëpamjeve sistematikisht të ndryshme. Në vitin 2019, Italia shkaktoi tronditje të madhe kur u bë vendi i parë mes vendeve të G7-ës që mbështeste me entuziazëm Nismën e re të Rrugës së Mëndafshit (Brezi dhe Rruga). Që nga ajo kohë qeveria e Mario Draghit ka bërë kthesë, duke bllokuar blerjet e planifikuara të firmave italiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit