Franca, destinacioni më i preferuar i azilkërkuesve shqiptarë

Mos i humb

Shqipëria vijon të jetë shteti evropian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE. Sipas statistikave që ka publikuar sot Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 4100 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Europian.

Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues.

Në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues.

Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujrit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit.

Gjatë tremujroit të dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Europian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë.  Krahasur me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%. Në T1 të këtij viti aplikuan për azil rreth 131400 azilkërkues.

Numri më i  lartë i azilkërkuesve vjen nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Ndërkohë që këtë tremujor numër të lartë aplikuesish për herë të parë ka edhe Venezula, vend i cili po përjeton një krizë të fortë ekonomike.

Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikime për azil janë ende në pritje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit