Franca dhe Gjermania dëshirojnë dialog konstruktiv me Turqinë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhanë deklarata në kryeqytetin e Francës, Paris për ambasadorët francezë që janë me detyrë në Evropë.

Duke vënë në dukje se Evropa duhet të jetë më e fortë, Le Drian tha se për shkak të qëndrimit pakompromis dhe jorealist të Britanisë së Madhe nuk është mundur që mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë të sigurohet përparim lidhur me marrëveshjen që do të formësojë tregtinë dhe marrëdhëniet në të ardhmen.

Le Drian ka mbrojtur idenë e tij se “Turqia në Medheun Lindor ka shkelur ujërat territoriale të vendit të BE-së dhe se kjo është e papranueshme”.

Ai pretendon se do të jetë gabim që siguria e tyre lihet në dorën e aktorëve të tjerë. “BE-ja është e gatshme për dialog. Nëse do të ishte e nevojshme që ta dënonte në mënyrë të ashpër dhe të vendoste sanksione ndaj (Turqisë) BE këtë e bënte. Kemi kaluar në veprim të gjitha rrugët diplomatike për të formuar kushtet e një dialogu më konstruktiv me Ankaranë. Lidhur me këtë çështje Franca dhe Gjermania kanë të njëjtin mendim”, tha Le Drian.

Ndërsa edhe ministri gjerman, Maas pasi pretendoi se Turqia zhvillon politikë “destabilizuese” në Libi dhe në Mesdheun Lindor, ai vuri në dukje se këtë nuk mund ta pranojnë.

Ai tha se vendet e BE-së do të mbrojnë sovranitetin e Greqisë dhe administratës së Qipros greke. “Nga kjo situatë e ndjeshme mund të dalim vetëm me dialog. Për këtë arsye mbështesim procesin e dialogut të Borrell dhe Mevlüt Çavuşoğlu (ministri i Jashtëm turk). Deri më 24 shtator do të bëjmë çfarë të mundemi për të ulur tensionet”, tha Maas.

Maas gjithashtu deklaroi se Rusia duhet të bëjë më shumë për të qartësuar situatën e aktivistit opozitar, Alexey Navalny.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit