Franca, Gjermania dhe Zvicra paralajmërojnë Rusinë

Mos i humb

Së fundmi, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Rusinë se do të paguajë “çmim shumë të lartë” nëse e sulmon Ukrainën, duke insistuar se Parisi është i bashkuar me Berlinin në qëndrimin se ka nevojë për shtensionim të situatës.

Franca dhe Gjermania nuk do ta braktisin dialogun me Rusinë “por, nëse ndodh ndonjë sulm, do të ketë kundërpërgjigje dhe çmimi që do ta paguajë Rusia do të jetë shumë i lartë”, tha Macron më 25 janar në Berlin, gjatë një konference të përbashkët për media me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë ndërmarrë një sërë hapash për t’iu kundërvënë grumbullimit masiv të forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Vlerësohet se mbi 100,000 forca ruse janë përgjatë kufirit ukrainas dhe Perëndimi ka shprehur shqetësim se Moska mund të jetë duke u përgatitur për ta pushtuar Ukrainën.

Kancelari Scholz tha se “është e nevojshme që të bëhet gjithçka që të sigurohet se situata të rrjedhë ndryshe nga ajo që kemi frikë sot”.

“Prandaj ne presim hapa të qartë nga Rusia që do të kontribuojnë në uljen e tensioneve, dhe ne jemi pajtuar se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja serioze”, shtoi ai.

Macron tha se më 28 janar do të zhvillonte një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo bisedë, siç tha ai, do të jetë pjesë e dialogut me Rusinë dhe ofron mundësi të “qartësimit” të strategjisë së Moskës mbi Ukrainën.

Nga ana tjetër, nga kjo situatë jo e mirë ka reaguar ditë më pare edhe shteti i Zvicrës, duke shprehur shqetësim lidhur me këtë gjendje. Presidenti i Konfederatës, Ignazio Cassis, shpreh shqetësim nga një përkeqësim i mundshëm i situatës në Ukrainë.

Ai tha se në mes të një pandemie, “do të ishte katastrofike për Evropën dhe botën nëse do të vinte një krizë e re, pa qenë e nevojshme”.

Presidenti i Zvicrës vuri në dukje gjithashtu se Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në situatën e Ukrainës. Megjithatë, ai nuk pret ndonjë pasojë përpara konferencës ndërkombëtare për reformat në Ukrainë, të cilën Zvicra do ta mikpresë verën e ardhshme. Krahas sigurisë në Evropë, Cassis theksoi se Zvicra është e gatshme të përballet me vështirësitë ndërkombëtare në rritje. Ai diskutoi me Sekretarin e Shtetit gjithashtu edhe për Iranin dhe Libinë, ndërsa me ministrin rus foli për Bjellorusinë dhe situatën e të drejtave të njeriut në Rusi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit